Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, konsideron se lagrimi nga përfitimi përmes pagës minimale për vetreanër dhe personat me aftësi të kufizuar është i papranueshëm dhe anti njerëzor.
Selmanaj në një postim në Facbook ka bërë thirrje që të reagohet ndaj papërgjegjësisë.
Postimi i plotë:
Largimi nga përfitimi që vjen si rezultat i rritjes së pagës minimale për veteranët e luftës, personat e verbër, personat me paralizë totale dhe personat me paralizë të pjesëshme (gjysmën e poshtme të trupit), është e papranueshme dhe anti humane.
Si qytetarë dhe shoqëri duhet të reagojm ndaj papërgjegjësisë dhe paditunisë qeveritare.
Qeveria dhe institucionet e zgjedhura e kanë obligim që të kujdesen për të gjitha shtresat shoqërore dhe kurrsesi të punojnë e veprojnë kundër tyre.