Kryeministri Kurti nga Universiteti i Cambridge i thotë të gjitha/ Flet për njohjen e Serbisë dhe bashkimin kombëtar me Shqipërinë

Aktuale

Kryeministri Kurti nga Universiteti i Cambridge i thotë të gjitha/ Flet për njohjen e Serbisë dhe bashkimin kombëtar me Shqipërinë

Nga: A.M Më: 7 qershor 2022 Në ora: 21:03
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë mysafirë në serinë e diskutimeve të organiziuara në Universitetin e Cambridge.

Gjatë diskutimeve, kryeministri Kurti u pyet se në mungesë të njohjes së Kosovës nga Serbia, a mund të ketë njohje nga peshja e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovës.

Dhe në mungesë të njohjes nga kjo pesshe a mund të ketë anëtarësim në BE, përcjell "Bota sot".

“Unë besoj që Kosova është storie e dyfishtë e suksesit, së pari storie e suksesit të ndërhyrjes së NATO-s dhe si rezultat si luftës çlirimtare. Jemi duke lulëzuar ekonomikisht, 10. 5 përqind rritje ekonomike në bruto produkt..."

“Kemi pasur një vlerësim tejet pozitiv nga organizatat ndërkombëtare, nëprojektin botëror të drejtësisë Kosova është e para, në kuptimin e sundimit të së drejtës në Ballkanin Perëndimor dhe indeksi I lirisë së shtypit jemi ngritur për 17.

Pra, përkundër mos njohjes nga Serbia, ne jemi duke bërë progres dhe ky është argumenti kyç për ta përdorur pozitivisht me grekët, sllovakët, spanjollët, rumunët.

Greqia, Sllokavia dhe Rumania janë më mirë në kuptimin e Kosovës, pasi njohin pasaportat dhe dokumetet tjera dhe kanë zyra ndërlidhjes në Kosovë, derisa Spanja dhe Qipro jo.

Ashtu siç qëndrojnë gjërat tani është gati absurditet, nëse shkon në Serbi me pasaportë të arrestojnë, nëse shkon me letërnjoftim të jepin edhe një ID kartë, një dokument të përkohshëm”, deklaroi kryeministri.

Krahas kësaj, Kurti pret ndihmën e kancelarit gjerman për integrimin e Kosovës, derisa potencoi se nuk mund të pritet që Kosova të anëtarësohet në BE pa njohjet e pesshës.

“Çfarë mund të bëjmë pa njohje është t’iu bashkohemi Këshillit të Evropës, 46 anëtarë, anëtarësimi i Federatës Rusë është pezulluar, ne duam të bëhemi anëtari I 47. Derisa për anëtarësim në BE do na duhet njohja e pesshës së BE-s”.

Më tej, Kurti u pyet edhe për atë se çfarë mund të bëj që ta siguroj njohjen e Serbisë, pasi nuk duket shumë i interesuar për arritjen e një marrëveshjeje.

“Për integrimin në BE, marrëveshja me Serbinë mund të ndihmojë shumë, ndërsa sa i përket progresit ekonomik mund të ndihmojë por jemi duke e arritur atë

E kuptoj që ka pasur kritika për mua, por kjo vjen nga mungesa e të kuptuarit se vjet ka ndodhur një zhvendojes tektonike në dialogun e Kosovë-Serbi.

Përveç kësaj, njohja nga Serbia nuk duhet të bëhet në fund, por në mes të procesit të bisedimeve”, theksoi ai

Kryeminsitri u pyet edhe për bashkimin me Shqipërinë, derisa tha se kjo gjë nuk mund të realizohet shkaku i Pakos së Ahtisarit.

“Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete por nuk janë dy kombe të ndryshme, kemi gjuhën, traditat dhe njohjet e njëjta mes shteteve.

Unë dua ta përforcojnë shtetin e Kosovës, në kuptimin ekonomik dhe administriv, nuk shoh që përforcimi i Kosovë

Aktualisht nuk kemi të drejtë nuk kemi të drejtë t’iu bashkangjitemi Shqipërisë, shkaku i Pakos së Ahtisarit. Por, tani duhet ta përforcojmë vendin. Kjo nuk ka vdekur si ide, por për momentin nuk mund ta rrezikojmë integritetin e shtetit”, theksoi Kurti, përcjell “Bota sot”.

Videoja e plotë e diskutimeve të organizuara në Universitetin Cambridge.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat