Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj në emisionin “Rublikon” ka folur në lidhje me deklaratën e ministrin Liburn Aliun se nuk i kujtohet çmimi me të cilin e ka blerë banesën.
Ai u shpreh se njeh ndonjë njeri që nuk e di se sa e ka blerë banesën e tij.
“Banesën e parë nëse ia llogaritim metrën me çmimin që e ka deklaru në agjension po i bike 580 euro. Më shtrejt e ka ble metrin katror të asaj banese sesa të asaj në një lagje shumë të shtrenjtë. Nuk njoh njeri që thotë nuk e di sa e kam blerë banesën”
Ai tha se është e qartë se aty ka korrupsion dhe Liburni duhet të jap llogari.
“Që ka korrupsion aty është e qartë, që ka ndodh në kohën e tyre është e qartë, që Liburni duhet të jap llogari është e qartë. Tash ky mund të thotë unë si kam marrë, ndoshta si ka marrë, por me ble banesë me çmimin e ndërtimit në një lagje super të shtrenjtë edhe me thënë nuk e di sa e kam ble, nuk është që nuk e din, por nuk mundesh me tregu, sepse bëhesh horë”
Ai gjithashtu tha se Liburn Aliu dhe Xhelal Svecla kanë shkuar në këto ministri për para dhe punësim.
“Për ne ka qenë e qarte se Liburn Aliu dhe Xhelal Sveçla kanë shkuar në këto ministri për çështje të kontrollit të parave dhe punësimit, sepse këto dy ministri i kanë paratë kryesore dhe punësimin sepse është centralizu çështja e punësimit tek Ministria e Punëve të Brendshme.