Niko Dendias sot në Prishtinë, do të takohet me Osmanin dhe Kurtin

Aktuale

Niko Dendias sot në Prishtinë, do të takohet me Osmanin dhe Kurtin

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 06:28
Nikos Dendias

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, sot do të zhvillojë një vizitë në Prishtinë, ku do të takohet me presidenten e vendit Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Presidenca ka njoftuar se takimi Osmani – Dendias do të ndodhë në ora 15, ndërkaq, nga kryeministria nuk ka pasur një njoftim zyrtar për takimin e Kurtit me Dendias.

Këtë takim e konfirmoi vetë shefi i qeverisë kosovare gjatë ligjëratës së tij në Universitetin e Kembrixhit në Britani të Madhe.

Dendias gjithashtu pritet të ketë një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Bashkësisë Ndërkombëtare në Prishtinë (UNMIK, Këshilli i Evropës, OSBE, EULEX, Zyra e BE/EUSR, KFOR dhe ambasadorë nga vendet e QUINTI-t, përkatësisht Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, ShBA-ja dhe Italia).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat