Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, sot do të raportojë para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Në njoftimin e Kuvendit thuhet se raportimi do të fillojë nga ora 13:00.
Latifi do të flas për aktivitetet e menaxhimit në sektorin e shëndetësisë dhe aktualitetet e zhvillimeve të fundit në shëndetësinë e vendit.
Detaje më të hollësishme nuk janë dhënë.