LIVE: ​Nënshkruhen katër marrëveshje në “Ballkanin e Hapur”/ Rama: Kosova është sovrane, respektoj vendimin e tyre

Aktuale

LIVE: ​Nënshkruhen katër marrëveshje në “Ballkanin e Hapur”/ Rama: Kosova është sovrane, respektoj vendimin e tyre

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 10:55 Përditësuar në ora: 11:35 më 08.06.2022
Liderët rajonalë, pjesëmarrës në samitin e “Ballkanit të Hapur” që po mbahet në Ohër.

Rama, Vuçiq dhe Kovaçevski e vlerësojnë “Ballkanin e Hapur” si mundësi për të ardhmen

Kreu i qeverisë së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot kanë folur në Ohër për ndikimet e “Ballkanit të Hapur” në ekonomi dhe në jetën e qytetarëve në tre vendet, duke treguar se sa e mirë është kjo nismë për qytetarët dhe bizneset e vendeve pjesmarrëse në këtë union ballkanik.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut mes tjerash tha se kjo nismë ballkanike ka shërbyer për ndihmë të ndërsjellë mes shteteve në fatkeqësi.

“‘Ballkani i Hapur’ tashmë ka nisur t’i jep frytet e suksesshme me vijën e gjelbër nëpër kufi, duke zvogëluar pritjen dhe duke përshpejtuar ekonominë. Këtë verë ne e vërejtëm ndikimin e kësaj shoqërie ballkanike, duke marrë ndihmë dhe duke ndihmuar shtetet mike të kësaj organizate. Ne jemi këtu për të përmirësuar konkurrencën dhe standardin e bizneseve. ‘Ballkani i Hapur’ mori mbështetjen e të gjithëve në rajon dhe partnerëve tanë. Kemi edhe lëvdata edhe kritika për këtë nismë. Ne me këtë samit sot do të ecim me hapa të mëdhenj duke njohur diplomat e tre shteteve. Gjithashtu, do të përforcojmë fuqinë punëtore mes shteteve për të penguar ikjen e të rinjëve. Botës do t’ja ofrojmë një bukuri bregdetare të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Për Maqedoninë e Veriut, ‘Ballkani i Hapur’ është mundësi për zhvillim” tha mes tjerash Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Maqedonisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama para të pranishmëve në ‘Ballkanin e Hapur’ ka thënë se kjo nismë ndihmon që të zgjidhen problemet e pazgjidhura duke qenë më afër. Ai gjithashtu ka përmendur edhe marrëdhënien speciale mes Serbisë dhe Rusisë dhe konfliktin e pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne duhet të flasim hapur në “Ballkanin e Hapur”. Lufta në Ukrainë e bën “Ballkanin e Hapur” më të rëndësishëm dhe të hapur, edhe pse disa mendojnë ndryshe. Mbrëmë kam takuar ambasadorin Chris Hill, i cili është dëshmitari më i madh për domosdoshmërinë e kësaj nisme. Jam shumë i lumtur për Dritanin e Malit të Zi dhe Zoranin nga Bosnja. Gjithashtu jam i lumtur për eurokomisionerin Varhely dhe mikun tonë Escobar. Përtej të gjithë miqve dhe partnerëve, ‘Ballkani i Hapur është i rëndësishëm për njerëzit tanë. Kjo nismë do të ketë në dorë fatet tona në të ardhmen. Tashmë dihet ndikimi i ‘Ballkanit të Hapur’ pasi ne nga lufta në Ukrainë, kemi mësuar se Rusia dhe Serbia kanë një të kaluar speciale dhe mes Serbisë dhe Kosovës ka një konflikt të pazgjidhur. Jemi të bindur se problemet e pazgjidhura zgjidhen nëse afrohemi. Krizat në bujqësi, ushqim dhe energji, nuk zgjidhen me konflikt por me marrëdhënie dhe me diskutim” ka thënë Edi Rama.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në samitin e “Ballkanit të Hapur” ka folur për fqinjësi të mirë, duke thënë se ata që nuk janë pjesë nuk do të luten të marrin pjesë, por ata do të vijnë nëse e shohin të nevojshme për ekonominë e tyre.

“Jemi këtu për të zgjidhur probleme të vjetra dhe për të shikuar të ardhmen për të qenë më fortë së bashku. Kjo nismë është shumë e mirë për ata që duan të zhvillohen. Të tjerët janë të mirëpritur. Grupet e punës në këtë samit janë duke pritur mbështetjen edhe shteteve tjera. Me këtë samit ne i bashkojmë forcat për të përballur një dimër të rëndë që na pret. Diplomat e qytetarëve tanë dhe turizmi jonë i përbashkët është tashmë një temë që jemi duke e përmbyllur”, u shpreh Vuçiq.

Pas fjalimeve të Ramës, Vuçiqit dhe Kovaçevskit, kanë folur edhe eurokomesari për zgjerim, Oliver Varhely, zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-ve, Gabriel Escobar, Dritan Abazoviq duke përfaqësuar Malin e Zi dhe Zoran Tegeltija nga Bosnja dhe Herzegovina.

Pas fjalimeve zyrtare do të pasojn panel sesione për turizëm dhe kulturë.

Disa nga marrëveshjet e reja të “Ballkanit të Hapur”

Në Ohër të Maqedonisë së Veriut të mërkurën mbahet takimi i radhës i nismës rajonale, “Ballkani i Hapur”.

Liderët pritet të nënshkruajnë katër marrëveshje bashkëpunimi - për luftën kundër evazionit fiskal, për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, për bashkëpunim kulturor dhe për bashkëpunim në fushën e turizmit.

Në nismën “Ballkani i Hapur” marrin pjesë tri vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut - jashtë saj janë ende: Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina. Megjithatë, në Ohër, në cilësinë e vëzhguesve po marrin pjesë përfaqësuesit e Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Liderët rajonalë, pjesëmarrës në samitin e "Ballkanit të Hapur" që po mbahet në Ohër.

Ndërkaq, nikoqiri i takimit në Ohër, kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, tha se “në çdo takim të ri të nismëtarëve dhe miqve të ‘Ballkanit të Hapur’, ne ofrojmë bashkëpunim më të fortë, komunikim më të lehtë dhe kushte më të mira për zhvillim ekonomik”.

Kryeiministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, dhe ai shqiptar Edi Rama.

“Është kënaqësi që mysafirë tanë në këtë samit janë Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina, të cilët besoj se në të ardhmen do të bëhen pjesë e kësaj nisme të suksesshme”, tha Kovaçevski përmes një postimi në Facebook.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të martën në Ohër se “Ballkani i Hapur” sjell përfitime për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe se kjo iniciativë nuk e zëvendëson integrimin në Bashkimin Evropian, por është një nismë e veçantë e popujve ballkanikë.

Ai pas arritjes në Ohër tha se është një mbështetës i fortë i nisjes së negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, porse nisma "Ballkani i Hapur" është në dobi të të gjithëve.

“Kjo nismë është më e mira në rajon në dekadat e fundit”, tha Vuçiq, teksa foli edhe nëse kjo nismë është e hapur për Kosovën.

“Sa i përket dëshirës së kujtdo tjetër për të hyrë në ‘Ballkanin e Hapur’, të gjithë janë të mirëpritur. Ju e quani Republika e Kosovës, ne e quajmë ndryshe. Nëse doni t'i zgjidhim problemet në interes të qytetarëve, a do të kemi mjaftueshëm miell, vaj dhe gjithçka tjetër, atëherë kjo është një pyetje për ‘Ballkanin e Hapur’”, tha Vuçiq.

Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tageltija, deklaroi të martën në Ohër se pret që Presidenca e Bosnjë e Hercegovinës së shpejti të marrë vendim për t'iu bashkuar kësaj nisme.

“Jam këtu sepse e di se pothuajse i gjithë komuniteti i biznesit në Bosnjë e Hercegovinë, shumica e politikanëve, dëshirojnë të jenë pjesë e projektit ‘Ballkani i Hapur’, por edhe entitetet janë të vendosur t'i bashkohen këtij projekti. Unë jam këtu për të përcjellë mesazhin tek anëtarët e ‘Ballkanit të Hapur’ se Bosnjë e Hercegovina po përgatitet dhe dëshiron të bëhet anëtare sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Tegeltija për Radio Televizionin e Republikës Sërpska.

Edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka dhënë sinjale se vendi i tij mund të përfshihet në “Ballkanin e Hapur”.

“Ballkani Perëndimor ka vend në BE dhe Mali i Zi si lider në integrim është i gatshëm të jetë shembull pozitiv në këtë proces”, shkroi ai në Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka njoftuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, se refuzon pjesëmarrjen në këtë takim, pasi, siç ka thënë, Kosova mbetet e angazhuar në Procesin e Berlinit.

Kurti ka thënë më herët se nisma “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja”, sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë më herët se “Ballkani i Hapur” nuk është ndërtuar mbi parimet e bashkëpunimit rajonal dhe se në këtë nismë, gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk trajtohen në mënyrë të barabartë.

Në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur një sërë marrëveshjesh, që thuhet se kanë për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.

Marrëveshjet, mes tjerash, përfshijnë lëvizjen e qytetarëve të tyre me letërnjoftime, bashkëpunim në lehtësimin e importit dhe eksportit të mallrave, si dhe një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për qasje të lirë në tregun e punës.

Tre nismëtarët e “Ballkanit të Hapur”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e kanë ideuar këtë koncept në vitin 2019 me qëllim të, siç është thënë, krijimit të një zone të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor./REL

Konflikti midis Kosovës dhe Serbisë/ Rama: Nuk kemi pritur luftën në Ukrainë për ta mësuar

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në samit e “Ballkanit Të Hapur”, që po mbahet sot në Ohër, u shpreh se nuk duhet të mbetemi me sytë nga e shkuara, por të shikohet dhe të ecet para.

Rama tha se “Ballkani i Hapur” është i njerëzve dhe i shërben popullit, ndërsa shtoi se konfliktet zgjidhen duke qenë të bashkuar.

Më tej kreu i qeverisë shqiptare tha se nëse nuk do te ishte Ballkani i Hapur, pasojat e luftës do te ndiheshin më shumë në vend e rajon, duke kujtuar këtu importin e grurit nga Serbia.

Kemi luksin të qëndrojmë me kurriz ndaj njëri-tjetrit? Unë nuk besoj”, tha Rama.

Por përtej gjithë miqve dhe partnerëve, shumë të rëndësishëm për ne, Ballkani i Hapur është i rëndësishëm për njerëzit tanë, hapësirën e përbashkët në të cilën lindin fëmijët tanë dhe nesër do marrin në duar fatet e vendeve tona.

Kur filluan zëra të dëshiruar për ta importuar konfliktin nga Ukraina në Ballkan, përmes një retorike që është e pështirë. E dimë shumë mirë, nuk kemi pritur luftën për të ditur marrëdhënien speciale që Serbia ka me Rusinë, që mes tyre ka një histori, nuk kemi pritur luftën për t’u informuar se mes Serbisë dhe Kosovës ka një konflikt.

Sot jemi këtu pikërisht sepse duam të vazhdojmë të shkojmë drejt të ardhmes pa i mbyllur sytë ndaj problemeve ende të pazgjidhura por të bindur se ato mund të zgjidhen vetëm nëse ne afrohemi dhe kuptojmë sa të rëndësishëm jemi për njëri tjetrin.” tha Rama gjatë fjalës së tij.

Ballkani i Hapur/ Vuçiç fton Prishtinën t’i bashkohet

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dha mesazhe të forta në Samitin e Ohrit, ku tha se ‘Ballkani i Hapur’ është injë ide që nuk do të ndalet.

Në fjalën e tij, Presidenti Vuçiç ftoi Prishtinën dhe vendet e tjera të rajonit t’i bashkohen nismës së “Ballkanit të Hapur”, teksa propozoi që takimi i ardhshëm të mbahet në Serbinë jugore.

Ai theksoi se do të themelohen menjëherë grupe pune për të ndihmuar qytetarët e tre vendeve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë Veriore, si dhe të vendeve të tjera të rajonit, që sipas Vuçiç, duhet të bëhen pjesë e kësaj nisme.

Më tej, Kreu i Shtetit Serb deklaroi se “Ne presim helikopterë plotësues që kemi blerë për shuarjen e zjarreve, sepse do të kemi verë të nxehtë, dhe do të ndihmojmë miqtë tanë nga Shqipëria”.

Propozoj që takimi i ardhshëm të jetë në Serbinë jugore, ku duhet të themelojmë menjëherë grupe pune, se si të ndihmojmë njëri-tjetrin, qytetarët e tre vendeve tona, por edhe të gjithë rajonit. Janë të mirëseardhur të gjithë vendet e tjera, Bosnjes, Prishtinës, Malit të Zi, etj. Duhet të përshpejtojmë projektet tona të përbashkëta. Sot nënshkruajmë marrëveshjen e diplomave, të lejeve të punës, që të shohim se cfarë dëshirojnë njerëzit. Të shohim cfarë mund të bëjmë për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve, të mallrave, për turizmin, që njerëzit të shkojnë në det në Shqipëri, të vijnë te ky liqen i mrekullueshëm në Ohër, në Shkup, etj.

Ftoj miqtë tanë nga Shqipëria e Maqedonia të vizitojnë vendin tonë të bukur. Jam krenar që nga iniciativa, që e bëmë dhe që askush nuk e ndoqi dhe askujt nuk i interesonte, sot të gjithë janë të interesuar për avancimin e rajonit dhe për këtë nuk na ndalon dot askush.
Ne presim helikopterë plotësues që kemi blerë për shuarjen e zjarreve, sepse do të kemi verë të nxehtë, dhe do të ndihmojmë miqtë tanë nga Shqipëria. Kërkoj falje që ju bezdisa, kam shumë entuziazëm, shpresa, ambicie, që të bëjmë gjëra të mëdha. Mos u hidhëroni, nuk e kam atë sindromë të kërkimit të faljes, nëse dëshironi, urdhëroni, në të kundërt jo, askush nuk ju detyron
”, u shpreh Vuçiç.

Abazoviq mohon se Mali i Zi po i bashkohet “Ballkanit të Hapur”

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, mohoi se shteti i tij po i bashkohet nismës rajonale, “Ballkani i Hapur”.

Abazoviq po merr pjesë për herë të parë në takimet e kësaj nisme, që po mbahen në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Por, prania e tij në këto takime është thënë se është në cilësinë e vëzhguesit.

Nuk po shkojmë në Ohër për t’iu bashkëngjitur ‘Ballkanit të Hapur’, por për të shprehur, së bashku me partnerët e BE-së dhe aleatët e NATO-s, qëndrimin ndaj një nisme rajonale, në mënyrë që në fund të fundit të kemi më shumë mirëkuptim dhe bashkëpunim të mirë”, tha Abazoviq përmes një postimi në kanalin e tij në rrjetin social, Telegram.

Ky reagim i Abazoviqit u bë pasi më 7 qershor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas një takimi joformal në Ohër, deklaroi se pjesëmarrja e Abazoviqit në takimet në Ohër, “fut zyrtarisht Malin e Zi në ‘Ballkanin e Hapur’”.

Në nismën “Ballkani i Hapur” marrin pjesë tri vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut - jashtë saj janë ende: Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.

Megjithatë, në Ohër po marrin pjesë përfaqësuesit e Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, të prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Kur u prezantua nisma e “Ballkanit të Hapur”, asokohe Mali i Zi me Qeverinë e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), nuk pranoi të merrte pjesë në këtë nismë rajonale.

Megjithatë Abazoviq, ka dhënë sinjale se vendi i tij mund të përfshihet në “Ballkanin e Hapur”./REL

Vuçiq: Nuk do të lusim askënd që të zhvillohet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në samitin e “Ballkanit të Hapur” ka folur për fqinjësi të mirë, duke thënë se ata që nuk janë pjesë nuk do të luten të marrin pjesë, por ata do të vijnë nëse e shohin të nevojshme për ekonominë e tyre.

“Jemi këtu për të zgjidhur probleme të vjetra dhe për të shikuar të ardhmen për të qenë më fortë së bashku. Kjo nismë është shumë e mirë për ata që duan të zhvillohen. Të tjerët janë të mirëpritur. Grupet e punës në këtë samit janë duke pritur mbështetjen edhe shteteve tjera. Me këtë samit ne i bashkojmë forcat për të përballur një dimër të rëndë që na pret. Diplomat e qytetarëve tanë dhe turizmi jonë i përbashkët është tashmë një temë që jemi duke e përmbyllur”, u shpreh Vuçiq.

Presidenti serb, më tej theksoi se në takimin tjetër,  do të dëgjojmë qytetarët se çfarë problemesh kanë dhe si mund t’i zgjidhim.

“Prej neve varret se si do jetojmë me fqinjët. Vera e nxehtë dhe dimri i ftohtë, por edhe fatkeqësitë tona do t’i kalojmë bashkërisht. Nuk do të lusim askënd të merr pjesë. Ata që duan do të marrin pjesë për të përmirësuar ekonominë e tyre” tha Vuçiq.

Përndryshe, sot në Ohër po mbahet takimi i shteteve të Ballkanit, “Open Ballkan”. Në këtë takim po marrin pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Gjithashtu, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi do të jenë pjesëmarrës si mysafir në këtë samit, të përfaqësuar nga Zoran Tegeltija dhe Dritan Abazoviq.

Video me porosi do të ketë zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-ve, Gabriel Escobar. Para të pranishmëve sot flet edhe eurokomesari për zgjerim, Oliver Varhely.

Kovaçevski: ‘Ballkani i Hapur’ ka nisur të tregojë rezultate pozitive për Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka folur para të pranishmëve në “Ballkani i Hapur” duke thënë se për Maqedoninë e Veriut kjo nismë është pozitive. Ai tha se kjo nismë ka filluar të lidh ekonominë dhe fuqinë punëtore. Hapat e ardhshëm sipas tij janë kultura dhe turizmi.

“‘Ballkani i Hapur’ tashmë ka nisur t’i jep frytet e suksesshme me vijën e gjelbër nëpër kufi, duke zvogëluar pritjen dhe duke përshpejtuar ekonominë. Këtë verë ne e vërejtëm ndikimin e kësaj shoqërie ballkanike, duke marrë ndihmë dhe duke ndihmuar shtetet mike të kësaj organizate. Ne jemi këtu për të përmirësuar konkurrencën dhe standardin e bizneseve. ‘Ballkani i Hapur’ mori mbështetjen e të gjithëve në rajon dhe partnerëve tanë. Kemi edhe lëvdata edhe kritika për këtë nismë. Ne me këtë samit sot do të ecim me hapa të mëdhenj duke njohur diplomat e tre shteteve. Gjithashtu, do të përforcojmë fuqinë punëtore mes shteteve për të penguar ikjen e të rinjëve. Botës do t’ja ofrojmë një bukuri bregdetare të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Për Maqedoninë e Veriut, ‘Ballkani i Hapur’ është mundësi për zhvillim” tha mes tjerash Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Maqedonisë.

Përndryshe, sot në Ohër mbahet takimi i shteteve të Ballkanit, “Open Ballkan”. Në këtë takim flasin kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Gjithashtu, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi do të jenë pjesmarrës si mysafir në këtë samit, të përfaqësuar nga Zoran Tegeltija dhe Dritan Abazoviq. Video me porosi do të ketë zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-ve, Gabriel Escobar. Para të pranishmëve sot flet edhe eurokomesari për zgjerim, Oliver Varhely.

Pas fjalimeve zyrtare do të pasojn panel sesione për turizëm dhe kulturë.

Panel sesioni i parë do të jetë me temë: “Ballkani i Hapur, hap turizmin” fillon në ora 11:00. Sesionin për turizëm do ta hap zëvendëskryeministri për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomik, Fatmir Bytyqi, i cili së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, si dhe ministren për Turizëm dhe Ambient Jetësorë të Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furhi dhe ministren për Tregti, Turizëm dhe Telekomunikacion të Serbisë, Tatjana Matiq, do të diskutojnë për përfitimet nga iniciativa dhe masat që do të ndërmerren për zhvillimin e turizmit në nivel rajonal.

Panel sesioni i dytë me temë: “Ballkani i Hapur hap kulturë” fillon në ora 12:45. Fjalime hyrëse do të ketë zëvendëskryeministri për eurointegrime Bojan Mariçiq, i cili së bashku me ministren për Kulturë, Bisera Kostadinovska Stojçevska me Elva Margariti, ministren për Kulturë të Shqipërisë dhe Maja Gojoviq, zëvendëskryeministre dhe ministre për Kulturë dhe Informim të Serbisë do të diskutojnë për rendësin e kulturës në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat