Escobar: “Ballkani i Hapur” iniciativë e shkëlqyeshme, të mbetet projekt ekonomik, jo politik

Aktuale

Escobar: “Ballkani i Hapur” iniciativë e shkëlqyeshme, të mbetet projekt ekonomik, jo politik

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 11:42
Gabriel Escobar

I Dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se mbështesin të gjitha iniciativat për afrim ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

Ai duke folur para pjesëmarrëse të “Ballkanit të Hapur” që po mbahet në Ohër te Maqedonisë së Veriut, ka thënë se kjo iniciativë duhet të jetë e hapur për të gjitha shtetet e rajonit.

“Secila iniciativë duhet t’i përfshijë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel të njëjtë. “Ballkani i Hapur” është iniciativë e shkëlqyeshme, që vjen në një kohë shumë të rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Escobar.

Përkrahim liderët e kësaj iniciative që të bashkëpunojnë me në tregun e përbashkët. Ju mbështesim  që kjo iniciativë të jetë ekonomike. Nuk është projekt politikë, me rëndësi që është të ngelet projekt ekonomik”.

Escobar ka theksuar se mbështesin të gjitha iniciativat rajonale ekonomike, jo vetëm “Ballkanin e Hapur”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat