​Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar mbi 1.8 milionë euro për tre muajt e parë 2022

Aktuale

​Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar mbi 1.8 milionë euro për tre muajt e parë 2022

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Për tre muajt e parë të këtij viti, Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar 1 milion e 819 mijë e 199 euro, prej tyre për paga dhe shtesa 1 milion e 592 mijë euro, ndërsa për mallra dhe shërbime 162 mijë euro.

Kjo është bërë e ditur sot nga sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi gjatë arsyetimit të raportit të shpenzimeve të Kuvendit për tremujorin e parë të vitit 2022 para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Krasniqi theksoi gjithsej shpenzimet e kuvendit në katër programe të ndara ka shpenzuar 1 milion e 819 mijë e 199 euro.

Komisioni ka miratuar këtë raport të Kuvendit dhe raportin vjetor financiar të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2021.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat