Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit për rastet e reja me COVID-19 në Kosovë, ku ka njoftuar se për një ditë janë shënuar 10 raste të reja.
Gjithashtu kjo ministri ka njoftuar se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërkaq, nga ky virus janë shëruar 5 persona.
“Nga 254 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.214.
Në total numri i rasteve aktive është 54.”, thuhet në raportin e MSH-së.