​10 raste të reja me CoVID-19 në Kosovë

Aktuale

​10 raste të reja me CoVID-19 në Kosovë

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 10 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar pesë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 214.

Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 93 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive është 54.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat