​Abdixhiku: Kosova të merr përgjegjësitë e saj në avancimin e agjendës euroatlantike

Aktuale

​Abdixhiku: Kosova të merr përgjegjësitë e saj në avancimin e agjendës euroatlantike

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 16:36

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier me të cilin diskutuan mbi temat me interes nacional për Kosovën dhe partneritetin strategjik të vendit me SHBA-në.

Me theks të veçantë u shtruan temat e proceseve integruese të Kosovës, dialogut, zhvillimin ekonomik e energjetik të Kosovës, qeverisjen e mirë, reformat në drejtësi si dhe partneritetin për mbrojtje e avancimin e FSK-së.

Abdixhiku shprehu qartë qëndrimin e LDK-së se Kosova duhet të marrë përgjegjësitë e saja në avancimin e agjendës euro-atlantike dhe marrjes së vendimeve me interes nacional për vendin.

“LDK do të kujdestarojë relacionet strategjike me SHBA në të gjitha etapat e ardhshme zhvillimore të Kosovës”, tha ai.

Ndërsa ambasadori Hovenier shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e administratës amerikane për të mbështetur Kosovën në sfera jetike të vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat