“Millosheviqi e humbi Kosovën me luftë, Vuçiqi ia mori Shqipërinë Edi Ramës”

Aktuale

“Millosheviqi e humbi Kosovën me luftë, Vuçiqi ia mori Shqipërinë Edi Ramës”

Nga: N. Sh. Më: 8 qershor 2022 Në ora: 17:33
Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi përmes një postimi në Facebook thotë se kryekrimineli Sllobodan Millosheviq e humbi Kosovën me luftë, ndërsa presidenti Aleksandër Vuçiq ia mori Edi Ramës Shqipërinë.

Ai shkruan se, pikat kryesore të Ballkanit të hapur në Hohër që janë nënskruar sot, janë okupimi i bregdetit shqiptar me kulturë të popujve sllavë.

Postimi i plotë:

Millosheviqi e humbi Kosovën me luftë, mirëpo Vuçiqi me Ballkanin e hapur, ia mori Ramës Shqipërinë

Pikat kryesore të Ballkanit të hapur në Ohër janë, TURIZMI- okupimi i bregdetit shqiptarë me KULTURË- të popujve sllave.

Atë që donte ta bënte Millosheviqi me luftë për bashkimin e serbëve në një shtet me intelegjencën politike e bën, Aleksandar Vuçiqi, me Ballkanin e hapur, me projektin e gjashtë shteteve ballkanike Vuçiqi paqërisht bashkon serbët e Bosnjë-Hercegivinës, Malit të Zi dhe maqedonasit që më shumë e duan popullin serb sesa popullin e vetë me Serbinë

Derisa Millosheviqi bëri luftë për të  okupuar Kosovën, Vuçiqi me Ballkanin e hapur doli më i mençur, ai jo që nuk e jep Kosovën, por me Ballkanin e hapur mori  edhe tërë Shqipërinë.

Me Ballkanin e hapur,  Vuçiqi, tërë trojet shqiptare i futi nën Serbi.

@S.Mehazi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat