Numër jo i vogël i zyrtarëve të shtetit do të intervistohen nga Komisioni Hetimor për Energji. Gjatë vitit 2006-2022.
Emrat janë bërë të ditur sot.
E të gjithë të intervistuarit do të jenë ish- ministra e ish-kryeministra e po ashtu zyrtarë të cilët kanë qenë të involvuar në këtë çështje
Në mesin e tyre do të jetë edhe ish-ministri i ekonomisë dhe ambientit, Muharrem Nitaj nga radhët e AAK-së.
Lidhur me ftesën e tij, ka folur vet Nitaj.
Ai ka thënë se do t’i përgjigjet ftesës.
“Nëse me fton Komisioni parlamentar për energji, sigurisht se do t’i përgjigjem pozitivisht ftesës” tha Nitaj.
Kurse, i pyetur se a ka pasur keqpërdorime gjatë kohës së tij, i njëjti ka theksuar se në atë kohë as që ka ekzistuar çështja e energjisë si temë.
“Gjatë kohës sa unë kam qenë ministër, çështja e energjisë, e çmimit, e shitjes dhe e blerjes, as që ka ekzistuar si temë. Për aq kohë sa kam qenë unë në këtë detyrë, nuk ka pasur ndonjë çështje në të cilën është kërkuar ndërhyrja e ministrisë. Ndërkaq për sektorë të tjerë, e për të gjitha etapat, mund të flasin vetëm bartësit e tyre”, u shpreh Nitaj.
Komisioni Hetimor për Energji për intervistë, ka ftuar edhe Isa Mustafën e Ramush Haradinajn, në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike,
Ndërkohë, në nivel të ministrave do të ftohen Besim Beqaj, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Fadil Ismaili, Valdrin Lluka, Muharrem Nitaj e Justina Pula.