Edi Rama: Ali Ahmeti është një nga pionierët e Ballkanit të Hapur

Aktuale

Edi Rama: Ali Ahmeti është një nga pionierët e Ballkanit të Hapur

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 21:12
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thurur lavde për kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe e ka quajtur “pionier i Ballkanit të Hapur” duke shtuar se kur ai akuzohej se po ulej me armiq, nuk mund të imagjinohej që gjuha shqipe të ishte gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe të kishte dy zëvendëskryeministra shqiptarë. 

Këto komente Rama i bëri gjatë një konference për shtyp në Samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër. Videon e ka shpërndarë vet Ahmeti në llogarinë e tij zyrtare në Facebook duke e falënderuar Ramën.

Ali Ahmeti është një nga pionierët e Ballkanit të Hapur edhe kur ne nuk ishim akoma këtu ku jemi e jo më në Ballkanin e Hapur. Mjafton të shikohet cfarë është sot i gjithë sistemi institucional i Maqedonisë së Veriut dhe cfarë ishin në kohën kur i thoshin Ali Ahmetit se po ulesh me armiq. Armiq që ishin në të njëjtin rrugicë dhe që ndajnë së bashku qiellin dhe tokën e këtij shteti. Shteti i cili është i ndërtuar nga dy popullsi shtetformuese: maqedonasit dhe shqiptarët”

“Ishte një kohë që as nuk mund të imagjinohej se gjuha shqipe do të ishte gjuhë zyrtare. Lërë më të imagjinohej se kryetari i Kuvendit do të ishte shqiptar, që dy zëvendëskryeministra do të ishin shqiptar që ku di unë sa ministra do të ishin shqiptarë e kështu me radhë. Pse i them këto. Ithëm pasi që kushdo do të dijë cfarë është Ballkani i hapur dhe ku duam të shkojmë ne ka shumë mënyra për ta mësuar dhe një nga mënyrat është të shikojë rrugëtimin e Ali Ahmetit. A është sot më mirë Maqedonia e veriut nga pikëpamja e harmonisë mes shqiptarëve e maqedonasve apo më keq, a është më mirë Maqedonia e Veriut nga cdo pikëpamje falë kësaj bashkëjetese apo më keq. Ja kjo është Ballkani i Hapur. Ti nuk e zgjedh se me kënd të ka rënë nga Zoti të ndash qiellin dhe tokën. Por ama ti zgjedh se si të bashkëjetosh me të”, tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat