Sot është mbajtur samiti i radhës së Ballkanit të Hapur në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Profesori universitar Arben Fetoshi thotë se do donte që kryeministri Albin Kurti të ishte pjesë e këtij takimi.
Fetoshi, theksoi se do donte që Kurti me pjesëmarrje në Ohër t’u thoshte pjesëmarrësve se “Open Balkan” ka kuptim kur Serbia e njeh Kosovën.
“Unë sot do të doja me e pa kryeministrin tim në Ohër, i cili në tryezën e pesë të tjerëve do t’iu thoshte që Kosova bëhet pjesë si shtet i barabartë dhe Ballkani i Hapur ka kuptim vetëm atëherë kur Serbia e njeh Republikën e Kosovës.
Dhe pse duhet të mos merr pjesë?! Sa i përket marrëveshjes, sa i përket përmbajtjes, sa i përket qëllimeve të proklamuar, ne nuk guxojmë në asnjë moment me pas hezitime në kuptimin e mbështetjes dhe kualifikimit si qëllime shumë fisnike që janë plotësisht në përputhje me objektivat strategjike të vendeve tona në kuadër të integrimeve euroatlantike”, tha Fetoshi.