Neuropsikiatri Jusuf Ulaj, njëherit këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar ndaj deklaratës së Sami Lushtakut, i cili tha se Albin Kurti dhe ministrat e tij munden me u kapë veç për organin e tij gjenital.
Neuropsikiatri Ulaj, reagimin e ka bërë në profilin e tij në Facebook, ku shkruan se “psikopatët e kanë vendin në burg ose në psikiatri në mënyrë që qytetarët normal të kenë siguri dhe shpresë së këtu mund të jetohet”.
Reagimi i tij i plotë:
Kur dëgjoni me veshët tuaj gjuhën që përdorin në prononcime publike, i shihni sulmet fizike ndaj organeve të rendit për shkeljet që bëjnë në trafikun rrugor, daljen e shpejtë nga realiteti dhe sjelljet impulsive/agresive - kuptoni se kush ka vendosur e qeverisur me këtë vend në dy dekadat e fundit. Psikopatët e kanë vendin në burg ose në psikiatri në mënyrë që qytetarët normal të kenë siguri dhe shpresë së këtu mund të jetohet.
Vetëdijesimi qytetar është i domosdoshëm për shtet funksional e demokratik.!