Parada e krenarisë: “Qëndroj sot para jush si një nënë krenare e një djali gay”

Aktuale

Parada e krenarisë: “Qëndroj sot para jush si një nënë krenare e një djali gay”

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 14:03
Parada e Krenarisë

Në Javën e Krenarisë sot në Prishtinë janë mbledhur qindra persona të komunitetit LGBTI.

Ata thonë se shoqëria kosovare ende po i mohon të drejtat e tyre dhe kërkojnë përkrahje.

Shemsije Musaqerkini, thotë se është nënë e një djali nga komuniteti LGBTI dhe se ndihet krenare.

"Qëndroj sot para juve si një nënë krenare e një djali “gay”. Çdo fëmijë, vajzë apo djalë, rehatie e çdo fëmije është më e vlefshme se çdo gjë tjetër në botë. Unë jam shumë krenare për djalin tim dhe për seksualitetin e tij. Jam krenare edhe për çdo person tjetër LGBTI, për pranueshmërinë që kanë për çdo person tjetër. Gjithmonë ndihem rehat me ta, por zemra më dhemb kur i qesin prej shtëpie, asnjë njeri nuk e meriton të trajtohet ashtu. Fëmijët e meritojnë përkrahjen dhe nëse e keni vështirë ta kuptoni botën e tyre, nuk ka gajle. Shtëpia duhet të jetë burim i shtëpisë, pranimit dhe lumturisë", ka thënë ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat