Abazi: PDK dhe AAK për të manipuluar me votat kanë futur në lista veteranë të rrejshëm

Aktuale

Abazi: PDK dhe AAK për të manipuluar me votat kanë futur në lista veteranë të rrejshëm

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 00:04
Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi e akuzoi opozitën për futjen në lista veteranë të rrejshëm në mënyrë që të manipulojnë me votat e tyre.

Abazi tha se PDK-ja dhe AAK-ja tentojnë që çdo mundësi ta përdorin që të zvogëlojnë dinamikën e kalimit të ligjeve dhe të reformave në Kuvend.

Kjo është një lloj inxhinjeringu i partive në pushtet që kanë qenë atëherë PDK-së dhe AAK-së që për t’i manipuluar votat e tyre i kanë futur nëpër lista dhe në njëfarë forme i kanë orientuar në këtë qorrsokakun që sot pas sa viteve nuk shohin rrugëdalje tjetër, por jeta nuk është me pagesa të cilat nuk meritohen.

Duke e ju marrë hisen e veteranit të vërtetë iu është dhënë atyre që njëherë në 4 vjet kanë dalë për të votuar për një parti politike. Është opozita, kryesisht PDK-ja dhe AAK-ja që tentojnë çdo mundësi të përdorin që të zvogëlojnë dinamikën e kalimit të ligjeve dhe të reformave”, tha Abzai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat