Abazi: Sindikatat janë instrumente politike të opozitës

Aktuale

Abazi: Sindikatat janë instrumente politike të opozitës

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 00:56
Haki Abazi

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi ka deklaruar se sindikatat janë instrumente politike të opozitës.

Abazi tha se sindikatat për 20 vite nuk kanë bërë asgjë për rritjen e cilësisë.

“Sindikatat janë instrumente politike të opozitës. Sepse janë sindikata të cilat për 20 vite nuk kanë bërë asgjë për rritjen e cilësisë në profesionet e tyre”, ka thënë Abazi.

Sipas tij, çështja e sindikatave duhet të jetë çështje sindikale e jo politike.

“Edhe kongreset e këtyre sindikatave ku bëhet përzgjedhja e kryetarëve të kryesisë janë problematike, por nuk është çështje e imja që unë të rregullojë përbrenda funksionimin. Çështja e sindikatave duhet të jetë çështje sindikale, jo politike dhe jo ngritje të tensioneve”, tha Abazi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat