Kusari-Lila thotë se Edi Rama e deformoi realitetin e krimeve serbe në Kosovë

Aktuale

Kusari-Lila thotë se Edi Rama e deformoi realitetin e krimeve serbe në Kosovë

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 00:59
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se me Shqipërinë jemi prapë vëllezër përkundrejt politikës dhe problemeve aktuale.

Kusari-Lila nuk beson se ka shqiptar nga Kosova dhe Shqipëria që janë ndjerë mirë në deklaratat e djeshme të kryeministrit shqiptar Edi Rama në raport me të kaluarën në Kosovë.

“Ajo çka ne do të përpiqemi që përkundrejt politikës apo përkundrejt konotacioneve apo edhe problemeve aktuale apo qasjeve të gabuara në momente të caktuara, ne prapë me njëri-tjetrin jemi vëllezër dhe motra”, tha ajo.

Ajo thotë se Rama ka banalizuar në retorikë krimet dhe represionin serb në Kosovë.

“Nuk e besoj që ka shqiptar nga Kosova dhe mjaft shqiptar nga Shqipëria që janë ndjerë mirë në deklaratat e djeshme të kryeministrit Rama në raport me të kaluarën në Kosovë. Të banalizohen në retorikë krimet dhe represioni serb në Kosovë në deklaratën se “janë broçkullat, se u vra ky ktu e u prej ai atje” në një portretizim të deformuar komplet të realitetit dhe përpjekjeve tona në drejtësi unë dua të besoj që Rama do të vijë në ndërgjegjen që do të mund më shumë të bëjë për shqiptarët e Kosovës në raport me krimet e të kaluarës”, ka deklaruar Kusari-Lila.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat