Takimi mes Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka nisur.
Takimi pritet të zgjatë për rreth një orë.
Këtij takimi i parapriu pritja me ceremoni të lartë shtetërore për Scholz nga Kurti.
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, është pritur me ceremoni të lartë shtetërore në vizitën e tij të parë në Kosovë nga kryeministri, Albin Kurti, në sheshin “Ibrahim Rugova”.
Në pritje të tij dolën edhe kabineti qeveritar.
Kujtojmë se Kosova është destiancioni i parë i vizitës së Scholzit në rajon, ndërsa pasdite do të udhëtojë drejt Beogradit.