Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, me ardhjen në Kosovë ka nisur turin e tij në Ballkan.
Nëpërmjet një cicërime në Twitter, Scholz bën të ditur se në këto vizita do që të promovoj procesin e pranimit në BE në nivel lokal si dhe të mbështes shkëmbimin rajonal, apo Procesin e Berlinit.
Mes tjerash, ai thotë se temë në këto takime do të jetë edhe përgjigja e përbashkët ndaj agresionit rus në Ukrainë.
“Sot dhe nesër unë udhëtoj në Kosovë, Serbi, Maqedoni e Veriut, Greqi e Bullgari. Unë dua të promovoj procesin e pranimit në BE në nivel lokal dhe të mbështes shkëmbimin rajonal (Procesi i Berlinit). Do të bëhet fjalë gjithashtu për përgjigjen tonë të përbashkët ndaj luftës ruse të agresionit në Ukrainë”, ka shkruar Scholz në Twitter.
Heute und morgen reise ich nach 🇽🇰🇷🇸 und 🇲🇰 sowie nach 🇬🇷 und 🇧🇬. Ich will vor Ort den EU-Beitrittsprozess voranbringen und den regionalen Austausch unterstützen (#BerlinProcess). Es wird auch um unsere gemeinsame Antwort auf den russischen Angriffskrieg in der Ukraine gehen.
— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) June 10, 2022