Është mbajtur konferenca mes kryeministrit të Kosovës dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz.
Në këtë konferencë të dy liderët treguan se çfarë kanë biseduar së bashku, duke prekur kështu temën e liberalizimit të vizave mirëpo edhe raportet që Kosova vazhdon të ketë me Serbinë.
Kancelari gjerman u shpreh se për integrimin në BE është e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje normalizimi për Kosovën dhe Serbinë, kjo sepse sipas tij nuk mund të jenë pjesë e BE-së, dy vende që nuk njihen mes vete.
Ai thotë që Serbia e ka të pashmangshme njohjen e Kosovës përndryshe integrimi i saj në BE është pastaj vështirë.
“Me rëndësi është që dialogu mes Kosovës dhe Sebisë i kryesuar nga BE të dërgohet përpara sepse kohëra si kjo, vlera e sigurisë dhe lirisë bëhet shumë më e rëndëisshme. Andaj një marrëveshje me Kosovës dhe Serbisë duhet të ndodhë, në mënyrë që të sjellet një stabilitet rajonal.
Një marrëveshje gjithpërfshirëse i hapë Kosovës rrugën për në organizatat evropiane dhe një qëndrim konstruktiv është në të mirë të vendit dhe gjith qytetarëve. Një raport normalizimi për dy shtetet është një kusht për të u integruar në BE.
E qartë duhet të jetë që kjo marrëveshje duhet të zgjedh edhe çështjen e njohjes së Kosovës nga Serbia sepse është e paimagjinueshme që dy vende të cilat nuk e njohin njëra-tjetren të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. I lus sot publikisht të dy palët pë rnjë zotim të plotë, pasi të dyja palët duhet të gjejn një zgjidhje sado që duket e vështirë”, u shpreh kanelari gjerman në konferencën për media.