Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe për projektin “Ballkani i Hapur”.
Ai tha se duhet t`i jepet prioritet tregut të përbashkët rajonal duke theksuar se është e rëndësishme që të arrihen përparimet të janë të arritshme, shkruan "Bota sot".
“Duhet ta them qartë që për ne prioritet të madh i japim tregut të përbashkët rajonal i cili mendojmë që duhet të përparojë dhe çështjet të cilat janë brenda atij mund të realizohen dhe të qohen përpara.
Mendoj që është e rëndësishme që të arrihen ato përparimet që janë të arritshme.
Të gjithë që duan të shkojnë në BE, atje edhe ashtu janë të vlefshme rregullat e lirisë së lëvizjes. Prandaj, kushdo që dëshiron t`i bashkohet BE-së duhet t`i ndjek ato”, ka deklaruar Scholz.
Nga ana tjetër, ai ka thënë se në Berlin ishte një mundësi e mirë për takime në kuadër të dialogut.
Sipas Kancelarit Scholz, në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kërkohet pragmatizëm në mënyrë që çështjet finale të zgjidhen.
“Ka pasur edhe takime të përbashkëta në Berlin, atje ka pasur një mundësi për t`u takuar në kuadër të dialogut. Kjo ka qenë një shenjë e mirë sepse ka pasur gjëra që kanë ecur përpara, mendoj që tek një pikë apo te një tjetër do të vij përparimi përsa i përket për shembull furnizimit me energji dhe cështje të tjera. Është diçka ku në fund kërkohet edhe pragmatizëm në mënyrë që çështjet finale të zgjidhen në kuadër të dialogut dhe qëllimi i gjithë kësaj është edhe përafrimi i vendeve me BE-në në kuadër të kësaj duhet të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura që ekzistojnë”, ka deklaruar ai./M.L.