“Albini mundet me m’kap veç për k**”/ Haki Abazi i reagon Sami Lushtakut

Aktuale

“Albini mundet me m’kap veç për k**”/ Haki Abazi i reagon Sami Lushtakut

Nga: N. SH. Më: 10 qershor 2022 Në ora: 15:10
Haki Abazi

Një deklaratë e zyrtarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, për kryeministrin Albin Kurti dhe ministrat e qeverisë së tij, ka ngjallur reagime të ashpra nga akterë të ndryshëm – sidomos të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo pasi që deklarata e Lushtakut, për nga shprehja vulgare e tij, rrallëherë ndeshet të dëgjohet nga një politikan për ndonjë koleg të tij.

E shprehjen e Lushtakut, e ka komentuar mbrëmë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

Abazi e quajti Sami Lushtakun si “sinonim të 20 viteve të kaluara çka ka ndodhur në Kosovë”, teksa tha se gjuhë sikur të tij përdorin zyrtarë tjerë të PDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Abazit, shprehja e Lushtakut për Kurtin, nuk është në traditën e shqiptarit dhe se ajo gjuhë është e papranueshme që të dëgjohet.

“Zotëri Lushtaku është sinonim i 20 vjetëve të kaluara dhe zotëri Kurti është sinonim i reformës në Kosovë. Mua më vjen keq që në shekulin 21 merremi me këso shprehjesh. Është për keqardhje që kjo lloj e gjuhës po shihet për çdo ditë në Parlament nga akterë të partisë nga vjen zotëri Lushtaku. Në nderin dhe traditën tonë këto shprehje janë të papranueshme, sidomos në këtë momentum kur kemi të bëjmë me procese delikate në ecjen e vendit dhe vizitave shumë të rëndësishme në shtetin tonë”, ka thënë Abazi.

Ish-zv.kryeministri foli edhe për proceset aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova.

Për veteranët, Abazi tha se së pari duhet të pastrohen listat e pastaj pensionet për ta të bëhen 500 euro në muaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat