Njohësi i politikës së jashtme, Visar Xani ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është dashur të jetë pjesëmarrës apo të paktë vëzhgues në Samitin e “Ballkanit të Hapur”.
Xani tha se me prezencën e tij në Samit, Kurti do ta sfidonte Serbinë.
“Samitet janë për ide dhe qëllime politike, edhe Kurti ka mundur të jap qëndrimet e tija politike dhe të jetë të paktën pjesëmarrës apo vëzhgues. Do ta sfidonte Serbinë vërtet. Ne nuk kemi diçka konkrete nëse Kosova nuk do të jetë e barabartë në atë nismë”, ka deklaruar ai.
Sipas Xanit, do të ishte mirë po të ishte edhe flamuri i Kosovës në atë Samit.
“Ti duhet të insistosh që Kosova të jetë e barabartë dhe duhet të pranosh nëse Kosova është e barabartë. Do të ishte mirë po të ishte aty edhe flamuri i Kosovës. Nëse do të është i Serbisë do të është edhe i Kosovës. Unë nuk konsideroj që edhe një kohë të gjatë Serbia do t’i referohet ndonjëherë Republika e Kosovës edhe nëse do ta pranojë”, tha Xani.