Gërvalla takon sekretarin Blinken, flasin për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Aktuale

Gërvalla takon sekretarin Blinken, flasin për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 18:48
Gërvalla dhe sekretari Anthony Blinken

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken.

Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Twitter.

Gërvalla ka njoftuar se me Blinkenin kanë diskutuar rreth së ardhmes euroatlantike të Kosovës.

“Shumë e inkurajuar nga një shkëmbim i besueshëm, kuptimplotë dhe i përzemërt me sekretarin e shteteve të ShBA-së, Anthony Blinken, për sigurinë dhe bashkëpunimin në Ballkan dhe për të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Do të ketë gjithmonë një lidhje të veçantë ShBA – Kosovë. Nuk mund të kishim një mik më të vërtetë! Faleminderit, Anthony Blinken”, shkruan Gërvalla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat