​Kancelari Scholz takoi ushtarët gjermanë të dislokuar në Kosovë

Aktuale

​Kancelari Scholz takoi ushtarët gjermanë të dislokuar në Kosovë

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 19:58
Foto nga takimi

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari priti kancelarin Federal të Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Gjenerali Kajari shfrytëzoi rastin të falënderojë kancelarin Scholz për kontributin e vendit të tij në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO.

Ai theksoi profesionalizmin dhe përkushtimin e lartë të ushtarëve gjermanë në përmbushjen e mandatit të tyre në KFOR.

Kancelari Scholz takoi edhe ushtarët gjermanë të dislokuar në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat