Pamje nga Greqia: Vjosa Osmani krah kancelarit gjerman, përballë Aleksandër Vuçiq

Aktuale

Pamje nga Greqia: Vjosa Osmani krah kancelarit gjerman, përballë Aleksandër Vuçiq

Nga: P.R Më: 10 qershor 2022 Në ora: 21:54
Presidentja e Repunlikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila qëndron ulur krahë kancelarit agjerman, Olaf Scholz përballë Aleksandër Vuçiqit

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar disa fotografi nga darka e punës së pjesëmarrësve në Samitin e SEECP që po mbahet në Greqi.

“Në darkën e punës së pjesëmarrësve në Samitin e SEECP (procesi i bashkëpunimit të Evropës Juglindore)”, ka shkruar kryeministri Rama.

E në fotot e publikuara nga Rama, shihet edhe presidentja e Repunlikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila qëndron ulur krah kancelarit agjerman, Olaf Scholz, i cili sot qëndroi në Prishtinë fillimisht, e pastaj në Beograd. E përballë Scholz-it dhe Osmanit, ulur po qëndron presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i cili sot u suprizua nga qëndrimi i kancelarit gjerman.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

“Ne do të bëjmë çmos që të arrijmë progres në kuadër të dialogut me Prishtinën nën kujdesin e Brukselit. Askush në Evropë nuk ka folur ndonjëherë për njohjen reciproke të Serbisë dhe Kosovës. Këtë e dëgjuam për herë të parë sot në një konferencë shtypi në Prishtinë, është një surprizë e madhe për ne”, tha Vuçiq./Bota sot

Image
Presidentja e Repunlikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila qëndron ulur krahë kancelarit agjerman, Olaf Scholz përballë Aleksandër Vuçiqit
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat