Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Greqi ku sonte ka marrë pjesë në darkën e punës që u shtrua për pjesëmarrësit në Samitin e krerëve të shteteve të Evropës Juglindore (SEECP).
Ajo në Facebook ka publikuar fotografi së bashku me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
“Kosova është e bekuar me mbështetjen nga Kancelari Scholz dhe miqësinë me Republikën Federale të Gjermanisë”, shkruan Osmani.
Kujtojmë se më herët fotografi nga darka ka publikuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.