Gërvalla takon shtete mosnjohëse, ministria nuk i zbulon emrat

Aktuale

Gërvalla takon shtete mosnjohëse, ministria nuk i zbulon emrat

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 23:27
Donika Gërvalla

Sharr Jakupi, shefi i kabinetit të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, përmes një deklarimi publik ka bërë të ditur se ministrja ka zhvilluar takime me shumë shtete jonjohjëse.

Por, sipas Jakupit, për shkak të rrethanave të ndjeshme dhe procesve nuk mund të bëhen publike emra e as fotografi nga takimet.

“Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bashkë me zëvendësministren Liza Gashi, në margjina të „Summit of the Americas“, patën mundësinë të zhvillojnë takime edhe me shumë shtete jonjohëse”.

“Megjithatë kërkojmë mirëkuptim se për shkak të rrethanave të ndjeshme dhe proceseve të lidhura me to nuk mund të publikojmë asnjë foto, emër dhe detaj tjetër nga këto takime”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se sot gjatë ditës, Gërvalla pati një takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me të cilin biseduan për situatën në Ballkan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat