Profesori, Binak Maxharraj, ka përgëzuar krerët e shtetit të cilët patën takime me liderë botërorë.
Ai ka cituar ish-presidentit e ndjerë, Ibrahim Rugova i cili ka thënë se pa miq nuk mbahet shtëpia.
Postimi në Facebook:
PRESIDENTI RUGOVA KA THËNË: PA MIQ NUK MBAHET SHTEPIA.
Vetem sot liderët e popullit i patën tri takime:
Albin Kurti takim me kancelarin gjerman Scholz
Vjosa Osmani me kryeministrin grek Kyriakis Mitsotakis
Donika Gërvalla me Sekretarin e SHBA-ve Blinken.
Plas nga inati oj opozitë e mjerë. Qonu dilni në protesta, në demostrata kundër këtyre takimeve me miqtë e Kosovës.
Këso far takimesh për një ditë ju të opozitës as në andërr si keni parë.
Kështu ndërtohet miqësia, kështu mbahet shtëpia siç ka thënë i madhi Rugova Shtëpia nuk mbahet pa miq, e jo me protesta injorantësh, manipuluesish nga kasta e krimo mafisë.
Posted by Binak Maxharraj on Friday, June 10, 2022