Si u bë komandant i ZOLL-it, Rrustem Mustafa?

Aktuale

Si u bë komandant i ZOLL-it, Rrustem Mustafa?

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 08:18
Rrustem Mustafa-Remi

Komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit Rrustem Mustafa-Remi ka treguar se si është bërë komandant i asaj zone.

Mustafa ka deklaruar se që kur ishte maturant në vitet e 90’ta ka marrë përsipër angazhimin që të jetë në krye të protestave dhe angazhimeve kombëtare.

“Nga koha kur isha në shkollën e mesme në vitet e 90’ta maturant. Unë kam qenë i njohur me njerëzit që janë marrë me aktivitet kombëtarë dhe e kam marrë vetë përsipër angazhimin që të jem në krye të protestave dhe angazhimeve kombëtare të kohëve që ishin”, tha ai.

Pas rënies së komandantit Zahir Pajaziti, në krye të kësaj pozite është vënë Mustafa, i cili në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, thotë se njerëzit që kanë pasur jashtë vendit kanë dhënë idetë e tyre se Remi mundet të trashëgojë pozitën e komandantit për zonën operative të Llapit.

“Jam njohur me ushtarët e UÇK-së dhe komandantin Zahir Pajaziti dhe pas rënies së tij, kushtet që ishin të krijuara në atë kohë të vështira për të qëndruar, bashkëluftëtarët e mi në vend është dashur me dalë përkohësisht jashtë vendit dhe unë kam ushtruar aktivitetin që ka lënë komandanti dhe dalëngadalë kam ripërtërirë me anëtarët e tjerë dhe kam filluar veprimin ndërkohë njerëzit që kemi pasur jashtë si Ilir Konushevci ata kanë dhënë idetë e veta se unë mundem me trashëgu pozitën e komandantit të zonës gjegjësisht riparimin e njësitit të UÇK-së në regjionin e Llapit”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, me vendimin e UÇK-së në vitin 98’ nga shtabi i përgjithshëm ka vendim të shkruar që ai është komandat i zonës operative të Llapit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat