Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin slloven, Borut Pahor, në Greqi ku po marrin pjesë udhëheqës rajonalë.
“Kënaqësi ta takoja presidentin Borut Pahor në SEECP në Thessaloniki për të ritheksuar marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe dhe për ta falënderuar për mbështetjen në rrugën tonë euroatlantike”, ka shkruar Osmani.
Presidentja Osmani po qëndron në Greqi ku ndër të tjerë është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, ndërsa mori pjesë edhe në darkën e shtruar ku pjesëmarrës ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, si dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
A pleasure to meet with President @BorutPahor at SEECP in Thessaloniki to reiterate our excellent bilateral relations and thank him for the support in our Euro-Atlantic path. 🇽🇰 🇸🇮 pic.twitter.com/RTdBjhHfKj
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 11, 2022