Nesër, 12 qershor, Kosova shënon Ditën e Çlirimit.
Përkundër peshës së kësaj date, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se nesër ka planifikuar të mbajë konferencë për media në ora 16:00, ku do të marr pjesë edhe kryeministri dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti.
Shkas për thirrjen e kësaj konference, është 17-vjetori i themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Nesër, më 12 qershor, në orën 16:00, në 17 vjetorin e themelimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbajmë konferencë për media. Në këtë konferencë do të flasin kryeministri i Kosovës dhe njëherit kryetari i LV-së, Albin Kurti dhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci”, ka njoftuar VV-ja.
Sipas njoftimit, konferenca mbahet në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!