Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e shënimit të 23-vjetorit të Ditës së Paqes, bën homazhe te:
- 08:30 – Homazhe te varri i Presidentit Rugova;
- 08:40 – Homazhe te varri i Veprimtarit Adem Demaçi;
- 09:30 – Homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari;
- 10:30 – Nderime te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë;
Ndërkaq, në ora 12:00, Kryeministri Kurti merr pjesë në Manifestimin Qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit, i cili organizohet nën Patronatin e Presidencës së Republikës së Kosovës.