Presidentja Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, kanë vazhduar homazhe tek ish-veprimtari Adem Demaçi.
Osmani tha se Demaçi dha shembull se liria e Kosovës ishte shumë më e rëndësishme sesa liria individiale.
“Veprimtari Adem Demaçi është mishërimi më i mirë i pikërisht kësaj sakrifice që është bërë për dekada, prandaj jemi sot këtu për të nderuar këtë sakrificë të tij, këtë vetmohim të tij, dhe shembullin që e dha para gjithë qytetarëve të Kosovës, në kohë shumë të vështira, duke treguar se liria e Kosovës ishte shumë më e rëndësishme sesa liria individuale”, u shpreh Osmani.
“Sot e përgjithmonë përkulemi para veprës së tij, para shembullit që dha, dhe natyrisht se ai shembull do të vazhdoj të shërbej si dritë udhërrëfyese për rrugën tonë përpara“.