Sot shënohet dita e Çlirimit të Kosovës.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se falë atyre që ranë për liri dhe intervenimit të NATO-së, sot jemi pjesë e botës së lirë.
Postimi në Facebook:
E shenjtë është dita e lirisë së Kosovës.
Falë gjakut të Dëshmorëve, vendosmërisë e trimërisë së luftëtarëve të UÇK-së, intervenimit të NATO-s, sot jemi pjesë e botës së lirë!
Amaneti i atyre që ranë për lirinë që e gëzojmë sot, na obligon ta ruajmë të plotë e ta zhvillojmë Kosovën!
Kosovë, urime Dita e Çlirimit!