Opozita injoron ftesën e presidentes Osmani për manifestimin qendror në Bllacë

Aktuale

Opozita injoron ftesën e presidentes Osmani për manifestimin qendror në Bllacë

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 14:16
Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj

 

Liderë të opozitës kanë injoruar ftesën e presidentes Vjosa Osmani, e cila i kishte ftuar ata për pjesëmarrje në manifestimin qendrorë në Bllacë, për nder të Ditës së Çlirimit.

Këtë e bëri të ditur për Klankosova.tv Këshilltari për Media në Presidencë, Bekim Kupina.

Osmani në këtë tubim falënderoi ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtarët e NATO-s për çlirimin e Kosovës, duke thënë se në qershor të 1999-ës triumfoi koncepti i lirisë kundrejt barbarisë.

Osmani dhe Kurti sot në mëngjes kanë bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe ish-veprimtarit për çështjen kombëtare, Adem Demaçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat