Avdi Ukaj është njëri prej(mbi 1.300 minatorëve, që më 20 shkurt 1989, hynë në grevë.
Greva e tyre ishte për të kundërshtuar regjimin serb të Slobodan Millosheviqit i cili me dhunë kishte bërë ndryshimet kushtetuese.
Ai tregon se si qëndruan për 8 ditë e 8 netë në minierë, duke rrezikuar shëndetin e jetën, në mbrojtje të idealeve.
“Kishte njeri që humbte vetëdijen dhe e lusnin të dilte jashtë e nuk dilte”, kujton Ukaj, ngjarjen e asaj kohe.
Në rrëfim ish minatori Ukaj tregon edhe një episod të rëndë në familjen e tij.
“Më thanë se vajza jote e ka frymën e fundit. Iu ka thënë varret e fshatit i dini ku janë, hallall vajzës sime, por unë nga këtu nuk dal”, u shpreh ai.
Për më shumë, rrëfimin e veçantë, të këtij minatori, në kuadër të manifestimeve të për Ditën e Çlirimit, mund ta ndiqni në videon më poshtë.