Mediet ishin cak i regjimit të Jugosllavisë së Slobodan Milosheviqit në fillim të viteve të 90-ta në shekullin e kaluar.
Në fakt në atë kohë, mediet në gjuhën shqipe si të shtypura ashtu edhe radio-vizive ishin të pakta.
Një prej mediumeve më të mëdha në vend ishte RTV “Prishtina”
Megjithatë, me vendosjen e masave të dhunshme të Serbisë në Kosovë, regjimi i Millosheviqit përzuri nga vendet e punës të gjithë të punësuarit që vendosën të mos i nënshtrohen diktatit.
Një prej shumë dëshmitarëve është edhe Kamber Vrajolli, montazher dikur në RTP e tani në RTK.
“S’kemi dashtë ta pranojmë regjimin e Serbisë në Kosovë, edhe e kemi lënë punën”, thotë Vrajolli.
Ai kujton 5 korrikun e vitit 1990, kur bashkë me kolegët e tjerë të RTP-së, u dëbuan nga puna.
Pavarësisht se Vrajolli vetëm edhe pak javë, del në pension, megjithatë, ajo ditë mbetet më e paharruara për të.
Më poshtë mund të ndiqni videon me rrëfimin e Vrajollit për RTK-në, dhënë në kuadër të manifestimeve për Ditën e Çlirimit.