Raporti i Prokurorit të Shtetit në tri ditët e fundit

Aktuale

Raporti i Prokurorit të Shtetit në tri ditët e fundit

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se më 11 qershor, nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza kundër dyzetegjashtë (46) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatë (7) persona, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi, për vepra të ndryshme penale.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se më 12 qershor, nga prokuroritë themelore janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtëmbëdhjetë (16) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar gjashtë (6) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale./

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat