Shefi i kabinetit të Konjufcës thotë se i kanë të konfirmuara vizitat te Thaçi e Veseli në Hagë

Aktuale

Shefi i kabinetit të Konjufcës thotë se i kanë të konfirmuara vizitat te Thaçi e Veseli në Hagë

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 15:24
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe shefi i kabinetit të tij Ilir Kërçeli me 17 qershor do të zhvillojnë vizitë në Hagë.

Në njoftimin e bërë për vizitën u theksua se do të vizitohen krerët e UÇK-së atje, ndërsa Kërçeli konfirmon se ata do të takohen edhe me ish-presidentin Thaçi dhe ish-kreun e Kuvendit Veseli.

Të hënën, shefi i kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli njoftoi ““Bashkë me kryeparlamentarin Konjufca me datën 17 Qershor udhëtojmë për t’i vizituar ish krerët e UÇK-së në Hagë”.

Ndërsa, në pyetjen e Gazetës nëse Konjufca do të zhvillojë takim në Hagë edhe me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin ai u përgjigj: “Të gjithë do i takojmë”, tha shkurtë Kërçeli.

Kujtojmë se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, nuk e kanë pranuar në vizitë Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat