Deputeti nga lista Guxo, Haxhi Avdyli vlerëson se politika e jashtme mbetet pika më e ndritshme e Qeverisë Kurti 2, shkruan "Bota sot".
Ai ka thënë se diplomacia në Kosovë është e konsoliduar si faktor serioz dhe se ajo po mbron denjësisht interesat shtetërore para armiqve.
“Pika më e ndritshme e Qeverisë Kurti 2, mbetet pa dyshim POLITIKA E JASHTME.
#Diplomacia Kosovare është konsoliduar si kurrë më parë si faktor serioz para miqve ndërkombëtar, dhe po mbron denjësisht interesat shtetërore para armiqëve.
Vizita në qendrat e vendimmarrjes të Presidentes Osmani, Kryeministrit Kurti e Ministres së Jashtme Gervalla, por edhe pritjet e akterëve ndërkombëtar në Kosovë kanë rivendosur Kosovën si qendër të diplomacisë në Ballkan.
#Dialogu me Serbinë ka marrë formë reciprociteti ku Kosova s`është më shportë për plotësimin e dëshirave Serbe. Ndalohen zgjedhje e referendume Serbe në tokë të Kosovës.
S`u lejua më Kosova të trajtohet si vend i shkelur ku mshefen simbolet RKS kurse ato SRB të qarkullojnë”, shkruan Avdyli.
Sipas tij, kudo në botë që bartësit institucional prezantojnë i bëjnë krenar qytetarët e saj.
“Ne tani jo vetëm që po ndjehemi të përfaqësuar por po ndjehemi të sigurt që në OKB, BE, OSBE, KE, SHBA e kudo bartësit tanë institucional do shkëlqejnë me prezantimin e tyre, por edhe do mbrojnë me vendosmëri e dije interesat vitale shtetërore.
#Kosovakashpresë
#skalodhje”, përfundon ai.