​Haradinaj: Të gjithë qytetarët e Kosovës të përfshihen brenda një sistemi energjetik

Aktuale

​Haradinaj: Të gjithë qytetarët e Kosovës të përfshihen brenda një sistemi energjetik

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 19:43
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit se Qeveria e Kosovës është dakorduar pёr nisjen e zbatimit tё udhёrrёfyesit tё energjisё.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht etnisë, duhet të jenë të përfshirë në një sistem unik energjetik dhe t’i respektojnë rregullat e tregut.

"Të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht etnisë, duhet të jenë të përfshirë në një sistem unik energjetik dhe t’i respektojnë rregullat e tregut. Kosovës ia siguruam pavarësinë energjetike që vite më parë dhe kjo falë përpjekjeve të vazhdueshme dhe aspak të lehta. Prandaj, qeveria e tanishme i ka pasur të gjitha predispozitat që nga fillimi i mandatit të saj, të përfshijë qytetarët e veriut të vendit, në sistemin energjetik të Kosovës, njëherësh që ata të paguajnë për shërbimet që i gëzojnë", ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se çdo shtyrje e zbatimit të kësaj normative, ka kosto të papërballueshme.

"Për këto arsye, çdo shtyrje e zbatimit të kësaj normative, jo vetëm që është e vonuar por edhe me kosto të papërballueshme. Çështjet teknike administrative nuk duhet të shndërrohen në probleme politike", ka përfunduar Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat