Bulliqi i tronditur nga vrasja që ndodhi në Podujevë

Aktuale

Bulliqi i tronditur nga vrasja që ndodhi në Podujevë

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 21:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas ngjarjes tragjike në fshatin Peran, ku babai vrau djalin e vet.

“Rasti i vrasjes në Peran të Podujevës na ka tronditur të gjithëve.Duke u lutur që të jetë i fundit ky rast i vrasjes, ngushëllime familjes dhe miqve!”, ka shkruar Bulliqi.

Policia e Kosovës thotë se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00, derisa një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së  Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit”.

“Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka njoftuar policia.

Mediat lokale në Podujevë njoftojnë se bëhet fjalë për një vrasje brenda familjes.

Sipas raportimeve të tyre babai ka vrarë djalin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat