Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur në lidhje me pagën minimale dhe rritjen e çmimeve.
“Qeveria që është tash në krye të institucioneve ka pasë kauzë që do ta vendosë reciprocitetin për çështje javësh ndaj Serbisë, kom desh vetëm ta qartësoj, ky vend është kthyer në vend të parë, dhe akterët kryesor të kësaj partie kanë qenë të zëshëm për ta ndaluar importin nga Serbia”, është shprehur Hoti.
Hoti ka folur edhe në lidhje me pagën minimale, i cili theksoi se duhet të rishikohet, njofton Klankosova.tv.
“Për të ruajtur statusin, në bazë të formulave, është një formulë që llogaritet paga minimale, të rishikohet paga minimale, ku ndryshon, siç është në këtë rast, problemi është më i thellë, tri katër muajt e fundit kemi pasur çmime enorme, kjo pak është të çmimet e brendshme që kanë shkaktuar. Buka vaji sheqeri, mishi e tjera, që familja konsumon, këto produkte janë rritur për 50 për qind e 100 për qind, e kjo qeveri nuk është marrë fare”, shtoi ai.
Ai theksoi se janë të pamjaftueshme 100 eurot që ndau qeveria.
“Nuk është e mjaftueshme të ndahen 100 euro, ose të ndahen në baza mujore 10 euro, ose nëse i dyfishon ato”.
Hoti theksoi se qeveria nuk ka komunikim me asnjë nga sindikatat.
“Qeveria sot nuk ka komunikim normal me sindikatën e arsimit, me sindikatën e Shëndetësisë, me Shoqërinë Civile, debat të hapur me mediat”, theksoi Hoti.
“Kjo qasje është shqetësuese, kur ke protesta të përditshme, nga bujqit veteranët, arsimi, diçka nuk është duke funksionuar në këto grupe, këto grupe nuk jonë që nuk kuptojnë, kur kemi qenë në qeveri, jemi ulur, kemi biseduar dhe kemi kërkuar bashkëpunim dhe mirëkuptim. Nëse shkon konfrontim nuk ka logjikë”.
“Kanë ndërtuar kauza duke e mashtruar këtë popull”.