Veprimtari i LDK-së në Gjermani reagon ashpër ndaj akuzave për Gërvallën: Ata që po shajnë, janë të njejtit që kanë tradhtuar Jasharin, Pajazitin…

Aktuale

Veprimtari i LDK-së në Gjermani reagon ashpër ndaj akuzave për Gërvallën: Ata që po shajnë, janë të njejtit që kanë tradhtuar Jasharin, Pajazitin…

Nga: M.H. Më: 14 qershor 2022 Në ora: 08:56
Osman Ferizi dhe Donika Gërvalla

Veprimtari i degës së LDK-së në Gjermani, Osman Ferizi, përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar në lidhje me akuzat ndaj Ministres së Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ai u shpreh se të gjithë ata që po akuzojnë Gërvallën janë të njejtit që kanë tradhtuar Adem Jasharin dhe luftëtarët e UÇK-së, përcjell “Bota sot”.

Ferizi thotë që “ata në Hagë nuk janë për vrasje të Serbeve por për dyshime dhe nxitje të figurave politike të vijës institucionale të dr. Rugoves, ata i bënë PUQ luftës çlirimtare”.

Ndër të tjera ai shton që “turpi do ju përcjellë deri në varrë”.

Postimi i plotë                         

Bandat e krimit politik dhe ekonomik, ata që nxiten, shpifen, hartuan” listat e ZEZA” për vrasjen e figurave politike, ushtarak, ata që denigruan Kosoven dhe proqesin politik, ata që shajnë Donika Gervallen janë ata që tradhetuan Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Ilir Konushevcin, Bejhadin Allaqin,Ismet Jasharin… janë nipat dhe kumbaret e Qubrilloviqeve, Rankoviqëve, ata në Hagë nuk janë për vrasje të Serbeve por për dyshime dhe nxitje të figurave politike të vijës institucionale të dr. Rugoves, ata i bënë PUQ luftës çlirimtare, mos u fshehëni si struci pas UÇK-së që e turpëruat.Turpi do ju përcjellë deri në varrë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat