Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se krerët e UÇK-së që po akuzohen nga Gjykata Speciale nuk thyhen lehtë.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se kushdo që ka menduar ndryshe, nuk e njeh shpirtin liridashës të popullit.
POSTIMI:
Kush do qe ka menduar qe kreret e UÇK-së do të thyhen moralisht në Hagë ka gabuar rënd.
Ai ose ajo që mendon një gjë të tillë nuk e njeh shpirtin liridaahës të popullit të vet.
Këta burra e deshmuan që Lirinë e Kosovës e kanë prioritet mbi vetveten, mbi familjet e tyre e mbi politikat ditore. Burgun e kanë me të lehtë kur e dijnë qe popullin e kanë të lirë.