Remi: Vjosa e Donika s’mund të jenë kundër UÇK-së, e bëjnë për diçka tjetër

Aktuale

Remi: Vjosa e Donika s’mund të jenë kundër UÇK-së, e bëjnë për diçka tjetër

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 11:44
Rrustem Mustafa

Rrustem Mustafa, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovëës në Zonën Operative të Llapit, ka thënë të martën se Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla me qasjen e tyre ndaj UÇK-së po e synojnë një elektorat që nuk ekziston – sipas tij elektorati është qëllimi i tyre, e jo kundërshtimi i luftës çlirimtare.

Deklarata e Mustafës vjen pasi ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është cilësuar si “anti-UÇK”, për shkak se nuk e përmendi këtë organizatë në urimin për 13 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Sipas tij, Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla duhet të ndryshojnë.

Kryediplomatja të martën është deklaruar duke thënë se e ka mbrojtur UÇK-në në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ajo i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat të cilat i janë drejtuar si politikane “kundër” UÇK-së.

Postimi i plotë:

Urime me kohë apo pak vonë!
Paska nga ata që me vonesë (s’)j anë ndier të lirë !

Nuk besoj se lista Guxo-Vjosa dhe Donika munden të jenë kundër lirisë së vendit (UÇK-së)!
Ato po synojnë elektoratin që në fakt nuk egziston, në Kosovë ka ndrruar shumë çka!
Duhet të ndrrojnë edhe zonjat e nderuara, pa të cilat fatmirësisht mundet Kosova.
Edhe lista Guxo, (ndoshta)!…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat